• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja do t'i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues, në paraqitjet publike ka të drejtë personale për vetëvendosje, thonë nga kabineti i Siljanovska Davkovës

Presidentja do t'i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues, në paraqitjet publike ka të drejtë personale për vetëvendosje, thonë nga kabineti i Siljanovska Davkovës

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova në paraqitjet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim,duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane, informojnë nga kabineti e presidentes.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç theksohet në kumtesë do t'i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues.

"Sipas Kushtetutës, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues. Institucionet e vendit në pesë vitet e fundit pothuajse plotësisht kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret që të gjithë partnerët t'i respektojnë obligimet bilaterale dhe multilaterale që kanë ndërmarrë ndaj vendit", thuhet në kumtesë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR