• e martë, 22 tetor 2024

Presidenti i Kamerunit përfundimisht u kthye në shtëpi, ai është gjallë

Presidenti i Kamerunit përfundimisht u kthye në shtëpi, ai është gjallë

Jaunde, 22 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Kamerunit, nëntëdhjetë e njëvjeçari Pol Bia është parë për herë të parë në publik pas një muaji e gjysmë pas spekulimeve për shëndetin e tij dhe nëse është gjallë, njofton BBC.

Të hënën televizioni shtetëror shfaqi pamje filmike të presidentit se si arrin me aeroplan në aeroportin në kryqyetin Jaunde me fluturim nga Zvicra. Ai është pritur nga funksionarë shtetërorë dhe anltarë të partisë qeveritare.

Për herë të fundit është parë më 8 shtator, në samitin Kinë-Afrikë në Pekin dhe që atëherë, qeveria është nën presion të madh që të dëshmojë se lideri shumëvjeçar është ende gjalllë.

Përfaqësuesit qeveritarë i kanë mohuar pohimet se ai ka vdekur, duke thënë se Bia është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është për vizitë private në Gjenevë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR