• e enjte, 26 dhjetor 2024

PP paralajmëroi ankesë kundër vendimit me të cilin u refuzua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror

PP paralajmëroi ankesë kundër vendimit me të cilin u refuzua  propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror

Shkup,  6 janar 2024 (MIA)  - Prokurori publik gjatë ditës së sotme do të paraqesë ankesa për vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Oenale Shkup,  me të cilin u refuzua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuar për vepër penale -  Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror dhe u janë caktuar  masa kujdesi, informojnë nga PPRMV-së.

Gjykatësi i procedurës paraprake  nga Gjykata Penale dje u caktoi masa kujdesi për katër persona ndër të cilët edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, të dyshuar për rrezikim të sigurisë në trafikun  ajror. Ata së bashku me katër persona të tjerë, të cilët janë  në kërkim   enjten  kanë hyrë në zyrat e M-NAV ku ka ndodhur një incident.  

"Në bazë të nenit 146 paragrafi 1 i LPP, të dyshuarve u ndalohet largimi nga vendbanimi, gjegjësisht vendqëndrimi, detyrimi për t'u paraqitur para një zyrtari të caktuar në gjykatë, konfiskim të dokumentit të udhëtimit, përkatësisht ndalim të lëshimit të tij dhe ndalim të komunikimit me të dëmtuarin si dhe komunikim të ndërsjellë", informojnë nga Gjykata.  

Për shkka të ngjarjeve në M-NAV, Qeveria  në seancën e së martës më 9 janar paralajmëroi  shkarkimin e gjithë menaxhmentit, ndërsa gjithashtu janë paralajmëruar edhe kontrolle të jashtëzakonshme për punën.  

Prokuroria Themelore Publike Shkup paraprakisht kishte njoftuar se ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tetë personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale si bashkëkryerës - Rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror nga neni 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç ka njoftuar PTHP, të dyshuarit më 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën kanë rrezikuar sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale të dhunës ndaj një personi penguan shërbimet në aeroport. 

 ."Me veprimet e tyre rrezikuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, kështu që dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me burgim prej të paktën pesë vjet", thuhet në kumtesën e PTHP.

 Prokurori publik, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që të dyshuarit të ndikojnë në procedurë ose ta përsërisin veprën penale, tek gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit të cilët janë privuar nga liria, ndërsa katër të tjerët janë në kërkim. Propozimi nuk është pranuar dhe për katër të dyshuarit është caktuar masa e kujdesit.

 Paraprakisht  MPB-ja njoftoi se të enjten në ora 15:15 në DP Petrovec një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (persona të punësuar në institucion). Në orët e vona të mbrëmjes MPB-ja informoi se janë duke u zhvilluar biseda zyrtare me katër persona të përfshirë në sulmin ndaj punonjësve të M-NAV-së dhe se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të dorëzohen parashtresat përkatëse. Po ashtu, po ndërmerren masa për gjetjen e katër personave të tjerë dhe se MPB do të sigurojë në vazhdimësi objektin e M-NAV-së në periudhën e ardhshme.

Sulmi ndodhi pas konferencës për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se njëzet deri në tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në Navigacionin e Maqedonisë  (M-NAV) pritet të fillojnë të dorëzojnë dorëheqje nga pozitat drejtuese në M-NAV, si mbështetje e aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit të punës në këtë institucion dhe sjelljen e menaxhmentit. 

Kryetari i SKTA-së Tasevski, megjithatë, dje njoftoi se Kontrolli i Trafikut Ajror do të hyjë në grevë të përgjithshme më 10 janar, nëse drejtorët në M-NAV nuk japin dorëheqje ose Qeveria nuk i shkarkon siç ishte paralajmëruar. 

Qeveria njoftoi të enjten se në seancën e së martës më 9 janar do të marrë vendime lidhur me situatën në M-NAV, duke përfshirë shkarkimin e gjithë menaxhmentit dhe revizion për punën e deritanishme. 

Me iniciativë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, dhe sipas situatës në M-NAV, në seancën e ardhshme të Qeverisë, të caktuar për të martën, 09.01.2024, për zgjidhjen e situatës ekzistuese do të propozohen dhe merren disa vendime - do të shkarkohen gjithë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues; të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe të Bordit Drejtues në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj", thuhet në kumtesë. 

 Do të thirren Prokuroria Publike, KSHPK, Enti Shtetëror i Revizionit, Policia Financiare dhe organet ndërkombëtare të kontrollit të trafikut ajror do të thirren për të kryer një revizion  të plotë të funksionimit të deritanishëm të M-NAV.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR