• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska për vizitë në kompaninë "Aktiva" në Shtip, kompani e cila është regjistruar për pjesëmarrje në tregun e NATO-s

Petrovska për vizitë në kompaninë

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot do ta vizitojë kompaninë "Aktiva" në Shtip e cila nga fundi i shkurtit është vendosur në evidencë të operatorëve ekonomik nga Maqedonia e Veriut të cilët mundë të marrin pjesë në tenderët e NATO-s. 

Me anëtarësimin në NATO, siç njoftojnë Ministria e Mbrojtjes, kompanitë e Maqedonisë fitojnë mundësinë për qasje deri te tregu i Aleancës. 

Ministria e Mbrojtjes krijoi Qendër për mbështetjen e kompanive, qëllimi kryesor i së cilës është orientimi i kompanive në procesin e regjistrimit të operatorëve ekonomikë, me çka hapet qasja në tregun e NATO-s. Deri tani 44 kompani, përfshirë edhe kompaninë "Aktiva" janë vendosur në këtë regjistër dhe mundë të marrin pjesë në tenderët e Aleancës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR