• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli

Petrovska në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot pati takim me ndihmës sekretarin e përgjitshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli dhe ekipit të tij, në të cilin u bisedua për situatën e sigurisë në Evropë, përmbushjen e qëllimeve të NATO-s për aftësitë, si dhe për zhvillimin e aftësive të Armatës së Maqedonisë së Veriut e cila kalon përgjatë një procesi gjithpërfshirës të furnizimit dhe modernizimit, njoftoi MM.

"Maqedonia e Veriut, si edhe aleatët e tjerë, është ambicioze dhe e përkushtuar në përmbushjen e qëllimeve të NATO-s së aftësive. Kjo është qartë e dukshme përmes përmbushjes së dy kritereve të NATO-s lidhur me buxhetimin e mbrojtjes. Ne në siguri investojmë 2,05% nga PBB i Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej tyre gati një e treta investohet në furnizimin dhe modernizimin e Armatës", tha Petrovska në takimin në MM.

Ajo e riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt fuqizimit të sigurisë së NATO-s, edhe atë përmes pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, përderisa njëkohësisht vendi u pozicionua edhe si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal. Shembull për përkushtimin tonë në rajon, potencoi Petrovska, është pjesëmarrja në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, ALTEA.

Petrovska dhe Lapslli biseduan edhe për Samitin e ardhshëm të liderëve të NATO-s në Uashington, ku do të shënohet edhe jubileu i 75-të i themelimit të Aleancës, duke treguar për unitetin e të gjitha vendeve anëtare, si dhe të vlerave dhe parimeve të cilat janë në bërthamën e Aleancës.

Bashkëbiseduesit e riafirmuan edhe mbështetjen për Ukrainën e cila e mbron pavarësinë e saj dhe integritetin e saj territorial me çka ministrja Petrovska informoi se deri më tani Maqedonia e Veriut ka marrë 14 vendime për ndihmë ushtarake dhe humanitare për këtë vend, njoftojnë nga MM. fc/

Fotografia: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR