• e enjte, 26 dhjetor 2024

Petrovska dhe Ageler në stërvitje me helikopterë "Bllek hok" në Krivollak: Aleanca do të thotë kujdes dhe mbështetje për njëri-tjetrin

Petrovska dhe Ageler në stërvitje me helikopterë

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-së, Anxhela AGeler sot e vizituan poligonin e armatës "Krivollak", ku u mbajt stërvitha me helikopterë të llojit Black Hawk të forcave tokësore të SHBA-së, mbështetur nga pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Petrovska shprehi kënaqësi që në periudhën e kaluar poligoni Krivollak po përdoret nga ana e armatave të vendeve aleate dhe partnere, me çka tregohet se çdo investim që është bërë në poligon është i arsyetueshëm.

"Sot së bashku me ambasadoren Ageler jemi pjesë e aktivitetet të cilat janë pjesë përbërëse e trajnimit për mbështetje të afërt ajrore me helikopterët Black Hawk. Vitin e kaluar për vetëm gjashtë muaj janë mbajtur 10 aktivitete disaditore trajnuese të armatave aleate dhe të partnerëve të NATO-s, ndërsa Armata jonë kuptohet çdo muaj disa herë gjatë muajit i kryen aktivitetet e veta të rregullta trajnuese, ndërkaq edhe trajnimet e pjesëtarëve tanë. Kjo tregon se çdo investim që është bërë në qendrën trajnuese Krivollak është i arsyetueshëm dhe praqndaj dëshiroj të shpreh falënderim të veçantë edhe drejt partnerëve tanë. Aleanca në të vërtetë është mu kjo, kujdes dhe mbështetje për njëri-tjetrin", theksoi Petrovska.

Petrovska u falënderua për mbështetjen e SHBA-së, duke nënvizuar se vetëm në vitin e fundit SHBA-ja ka mbështetur mbrotjjen e vendit tonë me 137 milionë dollarë, dedikuar për projektet për moderinizim dhe pajisje të Armatës.

Ambasadorja amerikane Ageler nënvizoi se Krivollaku është poligon trajnimi i klasit botëror i cili ofron kushte të shkëlqyeshme për stërvitje. Lloji i këtillë i trajnimeve, shtoi ajo, e tregon dhe konfirmon fuqinë e bashkëpunimit dhe partneritetit mes SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

"Sot janë helikopterët e llojit Black Hawk, javën e kaluar ishin aeroplanët F-18. Çdo ditë punojmë së bashku dhe zhvillojmë mënyra të reja bashkëpunimi, zhvillim të interoperabilitetit dhe prëforcim të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë në zhvillimin e këtij poligoni me qëllim që së bashku me aleatët të realizojmë akoma më shumë stërvitje dhe trajnime", tha Ageler.

Trajnimi për mbështetje të afërt ajrore me mjete fluturuese nga Forcat ajrore të SHBA-së realizohet në periudhën prej 5 deri më 11 mars dhe prëfshin dy helikopterë amerikanë "Black Hawk". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR