• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petliçkovski dhe Stevanoviq dëshmuan në rastin "Zhan Mitrev", gjykimi vazhdon më 1 prill

Petliçkovski dhe Stevanoviq dëshmuan në rastin

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi kundër Zhan Mitrevit ku dëshmuan kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski dhe ish drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.

Petliçkovski theksoi se Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse në asnjë moment nuk ka dhënë rekomandim për zbatim të hemofiltrimit si metodë rutinore për mjekim të Kovid-19.

"Në dokumentin për autorizim të hemofiltrimit si metodë e mjekimit të Kovidit, të dhënë nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve, rregullohet zbatimi i hemofiltrimit te të sëmurët rëndë nga Kovid-19, në situatë kur janë shterur të gjitha mundësitë e tjera të mjekimit. Kjo është gjendje kur nuk ka ilaç më adekuat dhe në situata të rregulluara rreptë mund të zbatohet", tha Petliçkovski. 

Ish drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq tha se ishte pjesë e komisionit tre anëtarësh të cilin në kohë të pandemisë e ka formuar Ministria e Shëndetësisë dhe se ai Komision, lidhur me hemofiltrimin si metodë të mjekimit, ka dhënë përgjigje se nuk  mund të përdoret për mjekim rutinor.

Për atë se çka duhet të dinë pacientët ose familja e pacientëve kur zbatohet hemofiltrimi, Stevanoviq tha se kjo nënkupton shkurt e qartë të sqarohet se cilat janë rreziqet e mundshme nga hemofiltrimi. 

"Metoda është invazive dhe e re dhe është pjesë përbërëse e metodave të sofistikuara te pacientët e sëmurë rëndë në të cilat monitorohet përfshirja organike, prandaj mjekët përpiqen t’i japin mundësi. Çdo kuazi-metodë ka efektet e veta anësore që nuk mund të parashikohen apo parandalohen, ndërsa hemofiltrimi është i dobishëm që pacienti të fitojë një mundësi", tha Stevanoviç.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik, dhe aktakuzë kundër Spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme penale "mashtrim" nga neni 247 i Kodit Penal.

Lënda është formuar në bazë të zërave, pasi vitin e kaluar u publikua një dokumentar në të cilin thuhet se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka paguar pacientëve shuma të mëdha të parave për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte formuar edhe lëndë në PTHP Shkup.

Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për "mashtrim të pacientëve", gjegjësisht ndërgjegjshmëri ose pandërgjegjshmëri gjatë mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, gjegjësisht fshehjen e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin qartë të informuar për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me çka ata ishin hutuar, ndërsa me qëllim që të përfitojnë jashtëligjshëm. 

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. Gjykimi vazhdon më 1 prill. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR