• e martë, 24 dhjetor 2024

Peskovi: Shumë është e komplikuar shitja e gazit natyror rus për Evropën

Peskovi: Shumë është e komplikuar shitja e gazit natyror rus për Evropën

Moskë, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Gjendja me vendet evropiane, të cilët blejnë gaz rus, është shumë e komplikuar dhe kërkon kujdes të madh, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. 

 Presidenti i Sllovakisë, Robert Fico dje është takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Fico theksoi se Putini e ka konfrimuar gatishmërinë e Moskës për të vazhduar të porosisë gaz natyror për Sllovakinë. Megjithatë, kryeministri sllovak shtoi se kjo është "praktikisht e pamundur", sepse marrëveshja për tranzit të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës kalon në fund të vitit. 

 Ukraina refuzoi të ripërtërijë marrëveshjen për tranzit të gazit. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski javën e kaluar deklaroi se do të jetë e mundur të ripërtërihet marrëveshja, por vetëm me kushtin që Rusia të mos paguhet për gazin deri në fund të luftës.

 "E dëgjuat deklaratën e palës ukrainase dhe i dini qëndrimet e atyre vendeve evropiane, të cilët vazhdojnë të blejnë gaz rus dhe të cilët besojnë se kjo është e nevojshme për funksionimin normal të ekonomive të tyre", theksoi Peskovi. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR