• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pendarovski: Pashkët të na sjellin optimizëm dhe frymëzim për vepra të mira, së bashku të të kontribuojmë në përparimin e atdheut

Pendarovski: Pashkët të na sjellin optimizëm dhe frymëzim për vepra të mira, së bashku të të kontribuojmë  në përparimin e atdheut

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere të Rigjalljes  së Krishtit - Pashkëve, i dërgoi një mesazh urimi kryetarit  të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit,  z.z.  Stefanit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe kryetarit të përfaqësisë kishtare të Kishës Metodiste-Ungjillore, Emil Zaev dhe pjesëtarëve të Kishës-Metodiste Ungjillore në shtet.

"Festa e fitores së Krishtit mbi vdekjen ka një vend të veçantë në zemrën e çdo të krishteri dhe frymëzon besim, shpresë dhe dashuri. Uroj që këto ditë festive t'u përkushtohemi më të dashurve tanë dhe të dhurojmë buzëqeshje, gëzim dhe optimizëm. Së bashku të kontribuojmë  në prosperitetin, përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë. Sinqerisht shpresoj që Pashkët të na sjellin mendime të mira, optimizëm dhe frymëzim për të bërë vepra të mira dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje pa dallim feje apo etnie. Të sjellim dritë dhe ngrohtësi në jetët tonë duke kuptimësuar dhe kundërshruar ndaj të gjitha krizave, problemeve dhe tundimeve", shkruan Pendarovski në urim. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR