• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pendarovski ka dorëzuar nismë për mbledhjen e nënshkrimeve në KSHZ

Pendarovski ka dorëzuar nismë për mbledhjen e nënshkrimeve në KSHZ

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturë për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot është dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga ana e presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Nënshkrimet, siç njoftoi KSHZ, do të mblidhen në njësitë/zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në gjithë territorin e shtetit. 

Presidenti Pendarovski në konferencën e sotme për media e publikoi kandidaturën e tij për mandat të dytë. Ai tha se e paralajmëron kandidaturën e tij për president të shtetit dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve nga 3 marsi, e diel, t'i japin mbështetje duke dhënë nënshkrime në njësitë rajonale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

"Gjatë pesë viteve të kaluara dëshmova se presidenti mund të jetë i pavarur nga cilado qendra të fuqishme politike, ose ekonomike në shtet, përfshirë edhe lidhur me ato të cilat e kanë mbështetur në zgjedhje. Pas vete kam mandat pa asnjë gabim strategjik. Pa asnjë aferë korrupsioni dhe asnjë rast nepotizmi ose konflikt të interesave, lidhur me mua, me familjen time, me të afërmit, miqtë ose bashkëpunëtorët e mi më të afërt", theksoi Pendarovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR