• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pashinian: Armenia do ta njohë Nagorno Karabahun si pjesë të Azerbajxhanit nëse garantohet siguria e armenëve

Pashinian: Armenia do ta njohë Nagorno Karabahun si pjesë të Azerbajxhanit nëse garantohet siguria e armenëve

Jerevan, 22 maj 2023 (MIA) - Kryeministri armen Nikoll Pashinijan tha sot se Armenia është e gatshme të njohë enklavën e Nagorno Karabahut si pjesë të Azerbajxhanit fqinj, nëse Baku garanton sigurinë e popullatës etnike armene, transmeton Tass.

Pashinijan deklaroi në një konferencë për shtyp se vendi i tij është i gatshëm të diskutojë çmilitarizimin e kufirit me Azerbajxhanin, pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Sipas tij, ideja e krijimit të një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit armeno-azerbajxhan meriton të merret në konsideratë.

Ai shtoi se aktualisht janë duke u zhvilluar negociata intensive midis dy vendeve dhe për këtë arsye shprehu shpresën se një marrëveshje për tekstin e marrëveshjes së paqes me Baku mund të arrihet në të ardhmen e afërt.

Kryeministri Pashinijan vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij do të vendosë nëse do të tërhiqet nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (ODKB) nëse e konsideron këtë strukturë "të paaftë". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR