Pas kaosit brenda dhe para parlamentit, kaos edhe para bashkisë së Tiranës
- Pas kaosit brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit të Shqipërisë, opozita e filloi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, ku dogjën goma.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:12, 17 tetor, 2024
Tiranë, 17 tetor 2024 (MIA) - Pas kaosit brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit të Shqipërisë, opozita e filloi protestën e radhës para bashkisë së Tiranës, ku dogjën goma.
Edhe këtu pati përplasje me policinë kur opozita ka tentuar të depërtojë kordonin e policisë, ka pasur disa fjalime dhe turma e mbledhur ka thirrur "Veliaj largogu".
Opozita e akuzon Veliajn si "kryehajdutin e grupit të strukturave kriminale që veprojnë në bashkinë e Tiranës", i cili sipas saj "ka organizuar dhe drejtuar vjedhjen e qindra milionë eurove me inceneratorët imagjinar në kryeqytet".
Nga bashkia protestuesit u nisën para parlamentit, ku menjëherë u shtua prezenca efektivëve të policisë.
Nga policia bënë të ditur se policër që ishin të angazhuar për sigurinë, por edhe gardistët nuk ishin të armatosur.