• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Parlamenti i Fëmijëve 2024" - punëtori për nxënësit e shkollave fillore

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA)  - Në Kuvend sot do të mbahet punëtoria “Parlamenti i Fëmijëve 2024” për nxënësit e shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në hapjen e "Parlamentit të Fëmijëve" fjalime do të kenë Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Zllatko Atanasov, këshilltar shtetëror, udhëheqës i Institutit Parlamentar.

Në kuadër të punëtorisë është organizuar një vizitë në ndërtesën e Kuvendit, ndërsa nxënësit do të takohen edhe me deputetë.

 Siç theksojnë nga Kuvendi, në punëtori do të prezantohen panele të punuara kreative - mesazh për deputet të shprehur përmes mendimit, vargut, vizatimit. Nxënësit do të luajnë lojën me role – rolin e deputetit me temën “Zëvendësimi i teksteve klasike me ato elektronike”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR