• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Paralajmërohen sanksione për katër persona juridikë dhe dy persona fizikë për mbetjet në Orman

Paralajmërohen sanksione për katër persona juridikë dhe dy persona fizikë për mbetjet në Orman

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA)- Sanksione për katër persona juridikë dhe dy persona fizikë paralajmëron Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor në lidhje me mbetjet në fshatin Orman.

Drejtori i Inspektoratit Sreten Stojkovski sot në konferencën për media informoi se do vijojë edhe procedurë adekuate për sanksionimin e disa shkeljeve ligjore, apo rrezikimin e mjedisit jetësor dhe natyrës me mbetjet.

"Edhe pse qëndron marrëveshje e ndërsjellë mes Recikl Eko-start dhe përfaqësuesit e parcelave private në Orman, në mënyrë të papërshtatshme është transportuar mbetje të cilat burojnë nga personi juridik Recikl Eko-start, në lokacionin që nuk është për ruajtjen e mbetjeve të tilla, gjegjësisht nuk ka marrë leje nga MMJPH që është e dënueshme me ligj", sqaron Stojkovski.

Muajin e kaluar një inspektor nga Gjorçe Petrovi ka konstatuar se në një parcelë private në fshatin Orman janë gjetur 600 tonë mbeturina të rrezikshme nga bateritë për të cilat qytetarët thonë se aty qëndrojnë tashmë gjashtë muaj. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR