• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pandov: Të burgosurit kanë hyrë dhe kanë dalë nga burgu "Shkup" kur kanë dashur

Pandov: Të burgosurit kanë hyrë dhe kanë dalë nga burgu

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - U.d. drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun "Shkup" dhe me këtë rast u konstatua se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty.

Pandev tha se 11 të burgosur nuk ishin në qelitë e tyre, ndërsa gjendja ishte e ndryshme nga ajo që kanë marrë në listë dhe në repartin gjysmë të hapur dhe të hapur, si dhe në lavanderi. Ai informoi se katër të burgosur aktualisht janë në arrati. 

Në konferencën e sotme për media, ai potencoi se disa të burgosur kanë dalë dhe kanë hyrë në burg sa herë që kanë dashur.

Sipas tij, policët e burgut kanë deklaruar se të burgosurit sistemohen me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov - Sokol, për të cilin tha se do të kërkojë të shkarkohet.

Pandov thotë se në këtë burg ka shtatë vite që nuk është bërë kontroll dhe se aktualisht në burg janë dy nënpunës për të marrë materialin nga video mbikëqyrja. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR