• e mërkurë, 03 korrik 2024

Pançe Toshkovski - ministër i Punëve të Brendshme

Pançe Toshkovski - ministër i Punëve të Brendshme

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) – Pançe Toshkovski i cili do të jetë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re ka lindur në Veles më 14 qershor 1982.

Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin juridik në Shkup dhe ka dhënë provimet për avokatë dhe jurisprudencë.

Toshkovski ka qenë ministër i Punëve të Brendshme edhe në Qeverinë teknike në vitin 2024. Ai hyri në politikë pas më shumë se dhjetë vitesh punë si avokat në periudhën 2011-2024.

Nga viti 2011 deri 2013 ka qenë anëtar i bordit të drejtorëve të Shoqatës aksionare për menaxhim të hapësirave afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Ka qenë anëtar i disa komisioneve, ka qenë trajnues në disa projekte. Ka dhënë provimin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme pranë Odës së vlerësuesve, trajnimin bazë për protokoll në MPB, si dhe disa trajnime dhe seminare për menaxhment, liderizëm dhe aftësi drejtuese.

Në biografinë e tij, thuhet gjithashtu se ai ka punuar si praktikant në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe praktikant avokat. Përveç gjuhës maqedonase, flet shumë mirë edhe gjuhën angleze.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR