Pallati i Eliseut nikoqir i kryeministri të Kosovës: Bisedime për integrimin dhe kapacitetet ushtarake
- Siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë, të lidhura me dialogun në Bruksel dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, ishin temat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me presidentin francez, Emanuel Makron, në Pallatin e Eliseut në Paris, raportoi faqja e internetit të Kosovës "Koha Ditore".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:11, 28 mars, 2026
Paris, 28 mars 2026 (MIA) - Siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë, të lidhura me dialogun në Bruksel dhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, ishin temat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me presidentin francez, Emanuel Makron, në Pallatin e Eliseut në Paris, raportoi faqja e internetit të Kosovës "Koha Ditore".
Sipas komunikatës nga kabineti i Kurtit, në takim u theksua pjesëmarrja e vazhdueshme pozitive e NATO-s në Kosovë përmes misionit KFOR, si dhe misioneve të BE-së.
"Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Unionit. Ai kërkoi mbështetje nga Franca për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare", theksohet në komunikatë. Kurti ka folur edhe për ndërtimin e kapaciteteve lokale të mbrojtjes dhe bashkëpunimin me aleatët.
Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paraprakisht për teëevizionin"Përva" deklaroi Kurti do t’i paraqesë dy kërkesa Makronit. Vuçiqi pretendon se Kurti do të kërkojë që NATO të tërheqë forcat e saj nga zona kufitare në mënyrë që Kosova të mund të "vendosë Forcën e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë". Gjithashtu, sipas Vuçiqit, Kurti do të kërkojë që Franca t’i vendosë një kusht Serbisë që armët serbe të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve.
"Shpresoj që askush në NATO nuk do të mendojë ta mbështesë atë kërkesë, jam i sigurt se miku im Makroni nuk do ta mbështesë. Ky do të ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe të gjithë Serbisë", tha Vuçiqi.
Presidenti serb sot për RTS komentoi se Serbia dëshiron paqe, por se vetëm ai, si komandant suprem, mund të kufizojë përdorimin e armëve serbe.
Foto: Arkivi