Pa rrymë disa pjesë të Kisella Vodës, Karposhit dhe Gazi Babës, pa ujë shfrytëzuesit e një rruge në Nerez
- Disa pjesë Kisella Vodës, Karposhit dhe Gazi Babës sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike, ndërsa pa ujë për shkak të një defekti rrugorë do të mbetet një rrugë në lagjen Nerez.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:03, 27 mars, 2026
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Disa pjesë Kisella Vodës, Karposhit dhe Gazi Babës sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike, ndërsa pa ujë për shkak të një defekti rrugorë do të mbetet një rrugë në lagjen Nerez.
Sipas informacioneve nga EVN Maqedonia, nga ora 8 deri në orën 13 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit "Boris Trajkovski" dhe firmat "Milson" dhe "M-Goma" në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 10 deri në orën 12 hapësirat afariste para "Termo sistem" shkolla private në rrugën "Skupi" dhe banorët e kësaj rruge në komunën e Karposhit.
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "30" në Trubarevë.
Qendra rajonale për menaxhimin me kriza, duke iu referuar informacionit nga Ujësjellësi dhe Kanalizime – Shkup, informojnë se sot nga ora 9 deri në sanimin e defektit pa ujë do të jenë banorët e rrugës "Demir Trajko 2" në lagjen Nerez. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s