Pa energji elektrike nesër një pjesë e konsumatorëve në Karposh dhe Aerodrom
- Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN, bëri të ditur se nesër nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve "Vllae" dhe "France Preshern" në Komunën e Karposhit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:47, 21 shkurt, 2024
Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN, bëri të ditur se nesër nga ora 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve "Vllae" dhe "France Preshern" në Komunën e Karposhit.
Nga ora 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve "Angell Dimovski" dhe "23 Oktomvri" në Komunën e Aerodromit.
Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike do të jenë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Foto: Arkivi i MIA-s