• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përsëri hapet vendkalimi kufitar Bogorodicë

Përsëri hapet vendkalimi kufitar Bogorodicë

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se përsëri është hapur vendkalimi kufitar Bogorodicë, i cili sot ishte përkohësisht i mbyllur për shkak të zjarrit i cili shpërtheu në anën greke. Për momentin vendkalimi kufitar funksionon normal.

Më parë, për shkak të një zjarri në anën e Greqisë, ishte ndërprerë komunikacioni në vendkalimin kufitar Bogorodicë - Evzoni, ndërsa veturat rikahëzoheshin në vendkalimin kufitar Dojran.

Sipas burimeve të MIA-s nga Gjevgjelia, zjarri kishte shpërthyer para orës 12 dhe po digjet deri në vetë vendkalimin kufitar në dalje nga Greqia. 

Në kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mund të vërehej se ka tri kolona të veturave të cilat presin në dalje nga shteti dhe nuk lëvizin. 

Korrespondentja e MIA-s nga Athina paraprakisht raportoi se zjarri pyjor ka shpërthyer në afërsi të pikës kufitare Bogorodicë nga ana greke, për shkak se vendkalimi është i mbyllur, parandaluese dhe përkohësisht, me shumë gjasa për shkak të tymit.

Në shuarjen e zjarrit intervenuan 39 zjarrfikës me dy ekipe të këmbësorisë, 12 vetura dhe një helikopter. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR