• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përmes parandalimit të disponimit me pronë kriminale, drejt mbrojtjes së interesit publik

Përmes parandalimit të disponimit me pronë kriminale, drejt mbrojtjes së interesit publik

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Pamundësimi i disponimit me pronë për të cilën nuk mund të dëshmohet se është prëfituar nga burime të ligjshme, ndërkaq në drejtim të parandalimit të veprave penale lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, është qëllimi i sjelljes së Ligjit për konfiskim të pronës në procedurë civile për të cilin sot në Klubin e deputetëve u mbajt seancë publike.

Zëvendëskryeministrja e angazhaur për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, në ngjarje theksoi se sjellja e një vendimi të tillë ligjor është e domosdoshme në sistemin tonë si mekanizën shtesë i antikorrupsionit. Sepse, siç sqaroi, praktika tregon se për shkak të zbrazëtirave ekzistuese në legjislaturë në mënyrë të pamjaftueshme sanksionohet sjellaj korurptuese dhe kriminale, madje edhe në raste kur krimi është i dukshëm, ndërsa prona joproporxionale me të ardhurat e përfituara ligjore.

Duke i cekur prëfitimet nga ligji, zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se ai nuk paraqet zëvendësim për konfiskim në procedurë penale, por është instrument dhe mekanizëm plotësues ndihmës. Ajo shtoi se është posaçërisht me rëndësi që me ligjin parashihet mundësia që prona e konfiskuar në procedurë civile të jepet për shfrytëzim oër realizim të nevojave dhe qëllimeve sociale në shoqëri.

Siç informoi përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë, Nikolla Prokopenko, miratimi i këtij ligji është në pako me serinë e ligjeve të tjera të cilët për momentin po përgatiten në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Pas prezantimit të propizim ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare dhe përvojave komparative, pason diskutimi i hapur për zgjidhjen e propozuar ligjore, ku profesionistët do të kenë mundësi t'i ndjanë propozimet dhe sugjerimet e tyre, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Përgatitja e propozim Ligjit për konfiskim të pronës në procedurë civile filloi me përpunimin e projekt tekstit të bazuar në studimin fizibiliti dhe analizën e situatave dhe modeleve të konfiskimit në sistemet bashkëkohore juridike, që ishte prëgatitur në bashkëpunim me Kabientin për politika për sundim të mirë me Këshillin e Evropës. Në atë bazë, grupi formal i punës e përgatiti propozim ligjin i cili është lëndë e diskutimit të sotëm publik. Përgatitja e zgjidhejs së re ligjore tashmë është pjesë e Udhërrëfyesit - Sundimi i së drejtës, nga Klasteri 1 - Baza edhe për këto aktivitete ekzistojnë afate  realizimin e të cilave e ndjekë Komisioni evropian. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR