• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përmbyllet Dialogu i 4-t Zhan Mone në Bazosh, Francë

Përmbyllet Dialogu i 4-t Zhan Mone në Bazosh, Francë

Shkup, 9 dhjetor 2023  

Me ftesë të eurodeputetëve, lehtësuesit e dialogut Zhan Mone, Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilhan Quçuk, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi së bashku  me nënkryetarin Hysni Ismaili, koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, Jovan Mitreski të VMRO DPMNE-së, Nikolla Miceski,  koordinatorin e BDI-së, Arbër Ademi dhe kordinatorin e Aleancës për Shqiptarët Atnan Neziri, Safije Sadiki Shaini të Alternativës, Fadil Zendeli të Lëvizjes Besa, anëtarët e grupit punues  për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone dhe ekspertë të jashtëm, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cventanka Ivanova me shërbimin e ekspertëve të Kuvendit nga data 7 deri më 9 dhjetor të vitit 2023 mori pjesë në Dialogun e 4-t Zhan Mone të Kuvendit me Parlamentin Evropian, i cili u mbajt në shtëpinë e Zhan Mone, në Bazosh sur Gion në Francë.

Ky proces i dialogut, i themeluar në vitin 2018, fillimisht u lehtësua nga eurodeputeti tashmë i ndjerë Eduard Kukan (ENP), Knut Flekenshtajn (S&D) dhe Ivo Vajgëll (ALDE), së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë mandatit të 8-të parlamentar. Në mandatin aktual parlamentar, procesi vazhdoi dhe u lehtësua nga kryetari Xhaferi së bashku me eurodeputetët Marion Valsman (ENP), Andreas Shider (S&D) dhe Ilhan Quçuk (Rindërtim).

 Dialogu i katërt Zhan Mone u mbajt pas miratimit të Rregullores së re nga ana e Kuvendit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari  Xhaferi, së bashku me kryesinë e Kuvendit, gjegjësisht koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive parlamentare, iu bashkuan Dialogut në Bazosh në mënyrë konstruktive dhe plotësisht në frymën e Zhan Mone, i cili bazohet në ndërtimin e besimit dhe arritjen e një kompromisi. Të pranishmit në mënyrë konsensuale miratuan një sërë konkluzionesh, përfshirë përkushtimin që të vazhdohet me punë me të gjithë spektrin politik në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në drejtim të përfundimit me sukses të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pas diskutimeve aktive dyditore, bashkëlehtësuesit e procesit të Dialogut Zhan mone, krytari Talat Xhaferi dhe deputetët e Parlamentit Evropian bënë këtë deklaratë:

"Duam t'i falënderojmë të gjitha grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e partive parlamentare të përfshira në procesin e Dialogut Zhan Mone, për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar në Rregulloren e cila u miratua me një konsensus të gjerë ndërpartiak më 20 nëntor të vitit 2023. 

 Sot jemi në Shtëpinë Zhan Mone, themeluesit të Bashkimit Evropian, i cili punoi me vendosmëri në vizionin e tij për një Evropë të bashkuar, paqësore dhe prosperuese, duke bashkuar njerëzit dhe vendet. Kjo shtëpi është simbol i arritjes së konsensusit përmes dialogut dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur gjatë gjithë procesit dhe dy ditëve të fundit.

Çdo demokraci evropiane ka nevojë për një parlament që funksionon mirë me një vizion të qartë dhe vendosmëri të fortë për t'u ofruar qytetarëve të saj. Një parlament i fortë nuk është çështje e madhësisë së shumicës parlamentare, por është një shtyllë demokratike e shoqërisë me një kulturë dialogu në nivel të lartë, me rregulla të qarta të respektuara nga të gjithë dhe një forum ku merren vendimet me debate dhe shkëmbime të ideve më të mira. 

 Nëpërmjet Dialogut Zhan Mone, Kuvendi jo vetëm u vu në qendër të ndërtimit të konsensusit në lidhje me legjislacionin për mbështetjen e  proceseve reformuese në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian, por edhe u vu në rolin udhëheqës, duke përdorur të gjithë legjitimitetin dhe kompetencën demokratike, mbikëqyrëse dhe legjislative.

Konkluzionet e bashkangjitura  me këtë kumtesë e paraqesin rezultatin pozitiv të Dialogut të 4-t Zhan Mone. 

 

Konkluzione nga “Zhan Mone Dialogu” i tretë me Kuvendin,

Shtëpia e Zhan Monesë, Bаzosh sur Gijon, 7-9 dhjetor 2023

Ne, udhëheqësia, koordinatorët dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvend, u takuam për herë të katërt në formatin e Dialogut Zhan Mone për paqe dhe demokraci, në Bazosh sur Gijon, Francë, prej më 7 deri 9 dhjetor 2023. Ne konstatuam se Dialogu u konfirmua si instrumenti vital për ndërtimin e konsenzusit në punën tonë në pesë vitet e kaluara, duke i zbatuar reformat e duhura të Rregullores së Kuvendit, duke siguruar në këtë mënyrë Kuvend të fuqishëm dhe funksional që do i përmbushë pritjet dhe besimin e qytetarëve. 

E filluam procesin e Dialogut në Ohër, në maj 2018, si mirënjohje për Marrëveshjen kornizë të Ohrit në vitin 2001, që paraqet simbolin e vullnetit të fuqishëm, të pjekurisë dhe vizionit të udhëheqësisë së Maqedonisë së Veriut për tejkalimin e sfidave shumë të mëdha historike nëpër një proces të dialogut gjithëpërfshirës me ndërmjetësim. Dialogu Zhan Mone për paqe dhe demokraci, instrumenti i diplomacisë parlamentare i zhvilluar nga Parlamenti Evropian në fushën e ndërmjetësimit dhe dialogut parlamentar, ishte vazhdimi i natyrshëm i përkushtimit për ndërtimin e besimit përmes dialogut inkluziv. 

Dialogu i parë Zhan Mone (2018) rezultoi me miratimin e Kodit Etik me shumicë shumë të madhe të gjitha partive në seancë plenare të Kuvendit. Dy raundet tjera të Dialogut Zhan Mone (2019/2020) u fokusuan në pavarësinë financiare të institucionit dhe pavarësisë së Shërbimit të Kuvendit. 

Duke i përcjellë obligimet e Dialogut të tretë, I vumë anësh dallimet tona politike dhe punuam me konstruktivitet në konsolidimin e punës sonë për Rregulloren. Pas punës gjithëpërfshirëse të Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone të Kuvendit për konsolidimin e të gjitha propozimeve të grupeve politike, si edhe të ekspertëve dhe Shërbimit, u arrit pajtim për Rregulloren e re të Kuvendit I cili më në fund u miratua më 20 nëntor 2023. 

Rregullorja e re e cila do të zbatohet nga përbërja e re parlamentare, do të sigurojë që Kuvendi të jetë forumi qendror për debat të shëndoshë demokratike, duke punuar në frymën e dialogut dhe vullnetit për të dëgjuar dhe për të bërë kompromis për të mirën e qytetarëve tanë. Rregullorja e re do na mundësojë të fokusohemi në çështjet thelbësore dhe mos jemi të ngadalësuar për shkak të pengesave procedurale që e sfidonin punën e Kuvendit në të kaluarën. 

Dialogu i katërt Zhan Mone ishte mundësi për ne për të shënuar këto arritje dhe përmes këmbimit të mësimeve të nxjerra nga zgjerimet e mëparshme të BE-së, të fokusohemi në dimensionin transformues të këtij procesi dhe të rolit të Kuvendit në të. 

Me Dialogun e katërt, ne: 

 

* E pranojmë arritjen thelbësore për ndryshimin dhe miratimin e Rregullores së Kuvendit;

* E pranojmë rëndësinë e gjithë procesit të Dialogut Zhan Mone dhe rolin që e luajti udhëheqësia e Kuvendit në 5 vitet e kaluara;

* Pajtohemi se kjo nuk është ushtrim për vërtetimin e përgjigjeve të sakta por sigurim se Kuvendi e ka strukturimin e duhur për të funksionuar dhe për të dhënë rezultate në interes të qytetarëve, sidomos në procesin e aderimit në BE;

* E njohim pjekurinë e demonstruar politike të udhëheqësisë, të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të partive politike në Kuvend;

* E njohim konsensusin e të gjithë aktorëve politikë të pranishëm në Dialogun Zhan Mone për anëtarësimin në BE si qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut;

* Përkushtohemi të përshpejtojmë punën në lidhje me këtë qëllim strategji duke tejkaluar ndarjet politike – pa dallim se kush do të fitojë në zgjedhjet më 8 maj vitin e ardhshëm;

* E njohim rolin thelbësor të Kuvendit në procesin e aderimit në BE;

* E kuptojmë momentin unik të zgjerimit në rrethanat aktuale gjeopolitike;

* E ftojmë Parlamentin Evropian të mendojë për dhënien e statusit të mbikëqyrësit për deputetët e Kuvendit në Parlamentin Evropian;

* Duke i ndjekur shembujt e parlamenteve të Ukrainës dhe Moldavisë, rekomandojmë fuqishëm hapjen e zyrave për lidhje të Kuvendit në Parlamentin Evropian me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ngushtë dhe këmbimit të informatave ndërmjet dy institucioneve tona;

* Pajtohemi se Kuvendi dhe Parlamenti Evropian duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të Dialogut Zhan Mone edhe në përbërjet e ardhshme parlamentare;

* E mbështesim bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian në procesin e negociatave për zgjerimin e BE-së.

Në fund, u pajtuam të vazhdojmë me dialogun për zbatimin e agjendës së BE-së dhe reformave institucionale, si edhe tema më të gjera me interes të ndërsjellë për udhëheqësinë, për koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive parlamentare në përbërjen e ardhshme të Kuvendit.

Nëshkrim:

Sh. T. Z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit

Z. Hysni ISMAILI, zëvendëskryetar i Kuvendit

Z. Jovan MITREVSKI, koordinator, LSDM & MUNDEMI

Z. Nikola MICEVSKI, koordinator, VMRO-DPMNE & KOALICIONI

Z. Arbër ADEMI, koordinator BDI

Z. Atnan NEZIRI, koordinator Aleanca për Shqiptarët

Z-nja Safije Sadiki SHAINI, АLTERNATIVA

Z. Fadil ZENDELI, deputet, Lëvizja BESA

Z. Panço MINOV, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

__________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR