• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfaqësues nga Norvegjia ndanë përvojën e tyre për digjitalizimin e gjyqësorit

Përfaqësues nga Norvegjia ndanë përvojën e tyre për digjitalizimin e gjyqësorit

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësues nga Norvegjia, të cilët prezantuan modelin e digjitalizimit në gjyqësor si dhe karakteristikat dhe performancën që duhet t’i ketë sistemi në vendin tonë.

"Digjitalizimi i tërësishëm i gjyqësorit do të mundësojë akses të shpejtë dhe të thjeshtësuar për qytetarët gjatë tërheqjes së dokumentacioneve dhe kushte optimale për kryerjen e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Digjitalizimi dhe interoperabiliteti do të kontribuojnë në fuqizimin e besimit të opinionit dhe mbrojtjen e sistemit, drejtësi më të shpejtë, uljen e korrupsionit, do të mundësojë lehtësimin e parashtrimit të dëshmive dhe dokumentacioneve, zvogëlimin e shpenzimeve të procedurave gjyqësore, si dhe pakësimin e numrit të gjykimeve të shtyera dhe zero letër. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR