• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përcaktohet teksti i propozim ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare , në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore

Përcaktohet teksti i propozim ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare , në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi disa vendime, në mesin e të cilave tekstin e përcaktuar të Propozim-ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare , në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, tekstet e përcaktuara të propozimeve të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shërbimin në prokurorinë publike dhe për shërbimin gjyqësor me qëllim harmonizimin e pagave në bazë të Ligjit për pagën minimale, si dhe vendim që të kërkohet mendim me shkrim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, për konkursin për emërimin e prokurorit shtetëror publik.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, në mbledhjen e sotme është përcaktuar teksti i Propozimit të ligjit për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare, në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Krijimi i kornizës juridike adekuate për këtë sferë, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç është sqaruar nga Ministria e Ekonomisë, qartë i definon bazat, rregullat dhe masat për heqjen e disbalansit në kornizën negociuese.

"Bëhet fjalë për zbatim dhe harmonizim të plotë me direktiva evropiane për praktika të padrejta tregtare në lidhjet mes ndërmarrjeve në zinxhirin e furnizimit me bujqësi dhe ushqim - duhet të sigurojë zbatim të praktikave evropiane në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, si dhe në kuptim të përfshirjes më të gjerë të lëndës të tij të rregullimit", informojnë nga Qeveria. 

Pritet të ketë efekte pozitive në punët afariste të të gjithë operatorëve (blerës dhe furnitorë), të cilët janë aktiv në zinxhirin e furnizimit të bujqësisë dhe ushqimit në faza të ndryshme të prodhimit, përpunimit, tregtimit, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe zbatimin e duhur të ndalimeve të praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ai gjithashtu ofron një mënyrë për kontrolle dhe mbikëqyrje më efektive të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili merr kompetencë shtesë.

Qeveria e përcaktoi edhe tekstin e Propozimit të ligjit për ndryshim të ligjit për shërbimin në prokurorinë publike. 

"Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, siç sqaron propozuesi, Ministria e Drejtësisë, në bazë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ('Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut' numër 41/22), janë duke u bërë ndryshimet e duhura në Ligjin për Prokurorinë Publike, ku paga minimale përcaktohet si komponentë e pagës bazë. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Prokurorinë Publike, propozohet transformimi i pagës minimale nga komponenta e pagës bazë – në pikë shtesë për titull", thuhet në njoftimin e shërbimit për media të qeverisë.

Është përcaktuar edhe teksti i Propozimit të ligjit për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllimin e njëjtë. 

Gjegjësisht, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, bazuar në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ('Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut' numër 41/22), bëhen ndryshimet përkatëse në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, me të cilin paga minimale përcaktohet si komponentë e pagës bazë. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbimin Gjyqësor, propozohet transformimi i pagës minimale nga komponenta e pagës bazë – në pikë shtesë për titull.

Në mbledhjen e sotme është marrë vendim që Qeveria të dorëzojë letër në Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë për mendim me shkrim për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR