• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Për një vit luftë, Izraeli ka sulmuar 40.000 objektiva të Hamasit në Gaza

Për një vit luftë, Izraeli ka sulmuar 40.000 objektiva të Hamasit në Gaza

Gaza, 7 tetor 2024 (MIA) - Në të dhënat për shënimin e 7 tetorit, armata izraelite kumtoi se nga fillimi i luftës ka rekrutuar 300.000 rezervistë - 82 për qind burra dhe 18 për qind gra dhe pothuajse gjysma e tyre janë të moshës nga 29 deri në 29 vjet.

Izraeli vitin e kaluar ka bombarduar më shumë se 40.000 objektiva në Rripin e Gazës, ka gjetur 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 lokacione për gjuajtjen e raketave, kumtoi armata izraelite sot, në përvjetorin e luftës së Izraelit.

Duke numëruar ushtarët e vdekur emrat e të cilëve u autorizua t'i publikonte, armata izraelite tha se 726 ushtarë izraelitë ishin vrarë që nga 7 tetori 2023. Prej tyre, 380 u vranë në sulmet e 7 tetorit dhe 346 në luftimet në Gaza që filluan më 27 tetor 2023.

Deri në atë datë, numri i ushtarëve të plagosur është 4.576. Pesëdhjetë e gjashtë ushtarë vdiqën si pasojë e aksidenteve të ndryshme operacionale, të cilat ushtria nuk i specifikoi.

Që nga fillimi i luftës, 13,200 raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit. Edhe 12,400 të tjerë u lëshuan nga Libani, ndërsa 60 erdhën nga Siria, 180 nga Jemeni dhe 400 nga Irani, njoftoi armata. Shtohet se vrau më shumë se 800 "terroristë" në Liban, ku 4,900 objektiva u goditën nga ajri së bashku me rreth 6,000 objektiva në tokë. Gjatë vitit të kaluar, Izraeli ka arrestuar më shumë se 5000 të dyshuar në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanisë.

Armata kumtoi se ka vrarë tetë komandantë të brigadës militante në Gaza, rreth 30 komandantë të batalionit dhe 165 komandantë të çetës.

Në sulmin ushtarak izraelit ndaj Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani humbën jetën rreth 42.000 palestinezë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR