• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Orban: Hungaria ende kundërshton negociatat me Ukrainën për anëtarësim në BE

Orban: Hungaria ende kundërshton negociatat me Ukrainën për anëtarësim në BE

Budapest, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se shteti do të vazhdojë të përmbahet në qëndrimin e tij se Bashkimi Evropian nuk guxon të fillojë negociata për anëtarësim të Ukrainës në bllok, pasiqë Evropa duhet të angazhohet drejt partneritetit strategjik.

Orbani në intervistën për mediat hungareze përsëriti se kjo çështje duhet të tërhiqet nga rendi i ditës së samitit të BE-së këtë javë.

"BE-ja po përgatitet të bëjë gabim dhe ne duhet ta parandalojmë edhe nëse 26 anëtarët tjerë janë të përgatitur ta bëjnë. Nëse dëshirojmë ta mbështesim Ukrainën, si sinjal gjeostrategjik, atëherë duhet ta bëjmë, por jo me anëtarësimin", theksoi Orbani. ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR