• e premte, 08 nëntor 2024

Optimizim i rrjetit shkollor dhe formulë e re për financimin në arsim

Optimizim i rrjetit shkollor dhe formulë e re për financimin në arsim

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Dhjetë komuna në vend do të përfshihen me pilot-projektin për optimizim të rrjetit të shkollave fillore përkatësisht racionalizimit dhe shfrytëzimit të resurseve arsimore të disponueshme. Qëllimi i projektit është të sigurohen kushte më të mira për mësim dhe të avancohen resurset në kuadër që së bashku do të çojnë drejt modernizimit të sistemit arsimor në pajtim me trendet globale.

Ky është prioritet i MASH-it për të cilin ministri Jeton Shaqiri sot tha se nuk do të jetë proces i shpejtë dhe i thjeshtë, por se duhet të ndodhë në bashkëpunim me komunat.

Kumtoi se MASH-i ka përpunuar edhe propozim për formulë të re për shpërndarje të bllok-dotacioneve për arsimin fillor dhe të mesëm dhe pret që ai të fillojë të zbatohet sa më shpejtë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, UNICEF-i dhe Banka botërore sot organizuan Forum ndërkombëtar për shfrytëzim adekuat të resurseve shkollore për t'u dëgjuar mendime dhe përvoja nga praktikat evropiane për faktorët kyç që do të kontribuojnë për riorganizim të suksesshëm të rrjetit shkollor.

"Analizat tregojnë se kemi rrjet joefikas shkollor në të cilin ka numër të madh të shkollave me shumë pak nxënës, ndërkaq nga ana tjetër, në mjedise të caktuara, ka shkolla të stërmbushura të cialt përballeb me mungesë hapësire, por gjithashtu edhe me kuadër. Komunat përballen me ndërtesa të vjetra shkollore, të cilat nuk i përmbushin standardet themelore për kryerje të mësimit dhe për mësim. Në disa mjedise kemi probleme me sigurimin e kuadrit të kualifikuar mësimor, posaçërisht në mjediset rurale. Ka shumë shkaqe përse jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë proces të optimizimit të rrjetit shkollor", theksoi Shaqiri në hapjen e Forumit.

Porositi se komunat nuk duhet të shqqetësohen nga optimizimi dhe se në ato ku nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve, për shkak të natalitetit të zvogëluar apo shpërnguljes, bashkësitë lokale do të konsultohen në mënyrë që të caktohen nevojat për ridedikim të hapësirave të pashfrytëzuara shkollore të cilat do t'i përmbushin nevojat e qytetarëve për shërbime të tjera sociale.

Theksoi se Qeveria dhe MASH-i investojnë në arsim, por se është e domosdoshme të shfrytëzohen më mirë dhe në mënyrë më efikase, posaçërisht në arsimin fillor. Prandaj paralelisht me optimizimin, do të vendoset edhe formula e re për shpërndarje të mjeteve buxhetore.

Formula ekzistuese për shpërndarje të bllok-dotacioneve për arsimin fillor mes komunave, tha Shaqiri, nuk niset nga ajo sa mjete u nevojiten shkollave për të siguruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit dhe përmbushje të standardeve arsimore.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani tha se vendi po përballet me krizë arsimore dhe se mbi gjysma e nxënësve në shtet nuk mund t'i arrijnë standardet/shkathtësitë themelore për lexim, matematikë dhe shkenca natyrore. Tha se investimet në arsim janë parakusht për cilsëinë e tij dhe tregoi se ekziston mungesë serioze të financave, nuk ka mjaft resurse, shpenzime kapitale, nuk ka mirëmbajtje të objekteve dhe nuk ka investime në zhvillimin profesional të kuadrit.

Shtoi se UNICEF-i dhe Banka botërore i mbështesin MASH-in dhe Ministrinë e Financave në krijimin e formulës së re për financim në arsim dhe u ndihmojnë dhjetë komunave të para në të cilat do të pilotohet projekti për optimizim të rrjetit shkollor.

Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsim nga Banka botërore - Maqedoni e Veriut, theksoi se shfrytëzimi joefikas i resurseve është sfidë për vendin.

Siç tha, Maqedonia e veriut nuk ka resurse të mëdha dhe resursi i saj më i rëndësishëm në sigurimin e zhvillimin të qëndrueshëm është kapitali njerëzor.

Që të evitohet erozioni i mëtutjeshëm i efikasitetit të sistemit, si dhe të barazisë dhe cilësisë, tha ajo, vendo do të duhet të vendosë parim sipas tpë cilit shkurtimi i financave në arsim do të vijë i fundit.

Theksoi edhe se formulat e reja për financim do t'i ndjekin nxënësit dhe nevojat e tyre, kështu që nxënësit më të ndjeshëm do të jenë prioritet, do t'i stimulojnë dhe shpërblejnë shkollat të cilat punojnë mirë dhe me përgjegjësi në bazë të kritereve të qarta, do ta përmirësojnë efikasitetin me çka, siç tha, do të lirohet ml tepër hapësirë për investime në mjediset për mësim dhe mbështetje të mësimdhënësve. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR