Nufi: Shqipëria është e sigurt dhe nuk është e frikësuar nga kërcënimet, çdoherë vepron në koordinim të plotë me aleatët e NATO
- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, deklaroi se shteti është i sigurt dhe nuk frikësohet nga kërcënimet, përfshirë edhe deklaratat e kohëmëparshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se Shqipëria çdoherë vepron në koordinim të plotë me aleatët e NATO-s.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:01, 21 mars, 2026
Tiranë, 21 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, deklaroi se shteti është i sigurt dhe nuk frikësohet nga kërcënimet, përfshirë edhe deklaratat e kohëmëparshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se Shqipëria çdoherë vepron në koordinim të plotë me aleatët e NATO-s.
"Serbia i mitigon të gjitha rreziqet që i pretendon si të sajat, në përputhje me dokumentet e veta strategjike. Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, që është më e forta në botë. E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR, është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë”, tha Nufi.
Rrjedhimisht shqetësimet që mund të ketë, për Republikën e Shqipërisë përkthehen në një qasje që është në koordinim me aleancën dhe partnerët dhe ne na bën të ndihemi të sigurt për sa kohë që ne përmbushim detyrat që kemi marrë angazhim, në drejtim të aleancës”, shtoi ai.
Në një intervistë për televizionin publik të vendit të tij disa ditë më parë, Vuçiq tha se kishte blerë raketa balistike kineze, si kundërpërgjigje ndaj aleancës ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Fotо: Nufi Fejsbuk