• e diel, 22 mars 2026

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore bëri thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj kompleksit bërthamor në Iran

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore bëri thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj kompleksit bërthamor në Iran

Vjenë, 21 mars 2026 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) bëri thirrje për përmbajtje në mënyrë që të evitohet çfarëdo lloj rreziku nga fatkeqësia bërthamore pasi që Irani kumtoi se objekti i vet bërthamor në Natanz sot në mëngjes ishte cak i sulmeve.

ANEB në kumtesën në rrjetin X theksoi se Teherani e ka informuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (KB) se lokacioni ishte "sulmuar sot".

"Nuk është paraqitur rritje e nivelit të rrezatimit jashtë lokacionit. ANEB po i heton raportet", shtohet në kumtesë.

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi, "e përsëriti thirrjen për përmbajtje në mënyrë që të evitohet çfarëdo lloj rreziku i fatkeqësisë bërthamore". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR