Kompleksi iranian për pasurim të uraniumit Natanz është goditur në një sulm nga ajri
- Objekti iranian për pasurim të uraniumit në Natanz është gofdiutur sot mnë një sulm nga ajri, publikoi agjencia zyrtare e lajmeve Mizan, duke theksuar se nuk ka pasur radicaion të rritur.
- Post By Melahat Baftija
- 12:54, 21 mars, 2026
Teheran, 21 mars 2026 (MIA) - Objekti iranian për pasurim të uraniumit në Natanz është gofdiutur sot mnë një sulm nga ajri, publikoi agjencia zyrtare e lajmeve Mizan, duke theksuar se nuk ka pasur radiacion të rritur.
Objekti bërthamor i Natanzit ndodhet rreth 220 kilometra në juglindje të Teheranit. Autoritetet në Teheran e kanë njoftuar ANEB-in për sulmin.
Objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran u godit gjithashtu në javën e parë të sulmeve, ndërsa imazhet satelitore treguan se disa ndërtesa janë dëmtuar.
Në të njëjtën kohë gjatë natës dhe mëngjesit, banorët e Teheranit thanë se kryeqyteti kishte qenë shënjestër e sulmeve të rënda ajrore. mb/
Foto: MIA