• e enjte, 04 korrik 2024

Një pjesë e pesë komunave të Shkupit pa rrymë

Një pjesë e pesë komunave të Shkupit pa rrymë

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat e Shkupit, Saraj, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, kumtoi QRMK - Shkup.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga fshati Paniçar në Komunën e Sarajit.

Në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit prapa qendrës tregtare në Saraj në Komunën e Sarajit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga "103" në Vollkovë afër Kishës në Komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:30 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga rruga "Sllavka Dinkova" nga nr. 17 deri nr. 27 në Komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit në Radishan rrugët "8" dhe "14" në Komunën Butel.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga fshatrat Rashtak, Bulaçan, Viniçe, Straçincë dhe Creshevë në komunën e Gazibabës. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR