• e martë, 20 gusht 2024

Një falsifikuesi në Neapol iu konfiskuan tre milionë euro të rreme, nëpër Evropë ka shitur tetë milionë

Një falsifikuesi në Neapol iu konfiskuan tre milionë euro të rreme, nëpër Evropë ka shitur tetë milionë

Neapol, 19 gusht 2024 (MIA) - Në Neapol javën e kaluar është arrestuar një falsifikues i dyshuar për shtypjen e 11 milionë eurove në kartëmonedha false, kumtoi sot Europol.

Europol raportoi se i arrestuari, të cilin nuk e përmend, tashmë ka shitur tetë milionë euro kartëmonedha të falsifikuara në mbarë Evropën dhe shtoi se  policia nga ai ka konfiskuar  pothuajse tre milionë euro kartëmonedha.

"Përveç kësaj, besohet se falsifikuesi i arrestuar është përgjegjës për më shumë se 27 për qind të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara në euro të tërhequr nga qarkullimi vetëm në vitin 2023", kumtoi Europol.

Europol, selia e të cilit është në Hagë, informon se në arrestim ka marrë pjesë edhe policia franceze sepse një pjesë të madhe të kartëmonedhave falsifikuesi i ka lëshuar në qarkullim në Francë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR