• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lituania ka filluar të ndërtojë në territorin e saj bazë ushtarake për ushtarët gjermanë

Lituania ka filluar të ndërtojë në territorin e saj bazë ushtarake për ushtarët gjermanë

Vilnus, 19 gusht 2024 (MIA) - Lituania ka filluar ndërtimin e një baze ushtarake që do të mund të strehojë deri në 4.000 ushtarë gjermanë kur do të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Ky do të jetë sistemimi i parë i përhershëm i trupave gjermanë jashtë vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Si kundërpërgjigje ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania ka vendosur të vendosë përgjithmonë një brigadë luftarake në Lituani, gati për sistemim deri në vitin 2027. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e krahasoi vendimin me dërgimin e forcave aleate në Gjermaninë Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë për të mbrojtur Evropën Perëndimore në rast të një sulmi sovjetik.

Në Lituani pritet të sistemohen ushtarët gjermanë, 80 për qind e të cilëve në bazën ushtarake të sapondërtuar në Rudninkai, njofton DPA. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë, faza fillestare e ndërtimit do të përqendrohet në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe administrative, si dhe magazina për pajisjet ushtarake.

Kontrata me vlerë prej 125 milionë euro është lidhur me një kompani ndërtimi vendase. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR