• e shtunë, 23 nëntor 2024

Radev refuzoi që Stojanov të jetë ministri i ri i bullgar i Punëve të Brendshme

Radev refuzoi që Stojanov të jetë ministri i ri i bullgar i Punëve të Brendshme

Sofje, 19 gusht 2024 (MIA) - Kryeministrja në detyrë e Bullgarisë, Gorica Grançarova sot ia ka prezantuar përbërjen e kabinetit të saj teknik presidentit bullgar Rumen Radev, i cili shprehu rezerva të mëdha në lidhje me emërimin e Kalin Stojanov për ministër të Punëve të Brendshme dhe i dha afat Grançarovës për të propozuar një kandidat tjetër.

Radev deklaroi se do të ishte e pamundur të sigurohet stabilitet politik dhe të zhvillohen zgjedhje të ndershme nëse Stojanov do të mbetej në atë pozitë, raportojnë mediat bullgare.

Presidenti bullgar kërcënoi se nuk do të firmoste dekretin për formimin e qeverisë së re, nëse kjo nuk zgjidhet, ndërsa Grançarova theksoi se nuk do të bënte ndonjë ndryshim, prandaj Radev refuzoi të nënshkruajë dekretin për formimin e qeverisë.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari janë caktuar për më 20 tetor, ndërsa qeveria e tashmë ish-kryeministrit të përkohshëm Dimitar Gllavçev do të kryejë detyrën deri në emërimin e qeverisë së re të përkohshme.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari u mbajtën në qershor, por asnjë parti nuk arriti të formonte shumicë parlamentare. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR