• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Netanjahu deklaroi se takimi me Blinkenin ishte "pozitiv"

Netanjahu deklaroi se takimi me Blinkenin ishte

Jerusalem, 19 gusht 2024 (MIA) - Takimi mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken ishte "pozitiv dhe kaloi në frymë pozitive", thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit izraelit.

"Kryeministri konfirmoi angazhimin e Izraelit ndaj propozimit të fundit amerikan për lirimin e pengjeve tanë, duke marrë parasysh nevojat e sigurisë së Izraelit, për të cilat ai insiston fuqishëm", thuhet në kumtesën e Qeverisë të publikuar pas takimit tri orësh.

Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken paraprakisht sot njoftoi se përpjekja e re për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve është me siguri më i mirë dhe ndoshta opsioni i fundit, duke i'u referuar Izraelit dhe Hamasit të bëjnë kompromis të rëndë dhe ta pranojnë marrëveshjen. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR