• e diel, 24 nëntor 2024

Një delegacion qeveritar në Samitin e NATO-s në Uashington - përforcim i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në dhe afirmim i vendit si një partner i qëndrueshëm

Një delegacion qeveritar në Samitin e NATO-s në Uashington - përforcim i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në dhe afirmim i vendit si një partner i qëndrueshëm

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion nga Qeveria, në përbërje të të cilit janë ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, si dhe ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e fillon vizitën zyrtare në SHBA, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s dhe do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe me liderë të lartë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Vizita e Mickoskit, siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në, afirmimin e Maqedonisë si partner të qëndrueshëm dhe promovimin e mundësive ekonomike të vendit tonë tek investitorët amerikanë.

Mickoski, siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim në Johns Hopkins University- School of Advanced International Studies, ndërsa më pas do të ketë takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit në SHBA. Kryeministri do të ketë takime edhe me përfaqësues të lartë të IRI-së, kongresmenë dhe senatorë, përkatësisht Brendon Bojl dhe senatoren Xhin Shahin - bashkëkryesues të Grupit të Maqedonisë për miqësi në Kongresin amerikan. Në oret e mbrëmjes, megjithatë, ai do të marrë pjesë në ngjarjen zyrtare me rastin e 75-vjetorit të NATO-s, i cili do të mbahet në Andrew W. Mellon Auditorium.

Delegacioni i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në hapjen e forumit të NATO-s dhe do të marrë pjesë në takimet e Këshillit atlantiko-verior ku Mickoski do të ketë mundësi të takohet me liderë të tjerë dhe të bëjë deklarata për media.

Mickoski do të marrë pjesë edhe në darkën në Shtëpinë e Bardhë të organizuar për liderët, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski do të marrin pjesë në darka speciale të organizuara nga Sekretari shtetëror, Entoni Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lojd Ostin, 

Samiti i NATO-s do të mbahet nga 9 deri 11 korrik në Uashington, SHBA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR