• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përfaqësues të Trupit Nacional të Studentëve në takim në Komisionin Kuvendor për Arsim

Përfaqësues të Trupit Nacional të Studentëve në takim në Komisionin Kuvendor për Arsim

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit  për Arsim, Shkencë dhe Sport kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Trupit Nacional të Studentëve ku u diskutua për kërkesat për avancimin e standardit të studentëve dhe për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

"U shqyrtuan kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve dhe për nevojën për arsim cilësor si kontribut në zhvillimin e vendit, i cili ka nevojë për të rinj profesionistë dhe me kualifikim të lartë" bëri të ditur Komisioni. 

 

Siç theksohet, të pranishmit ranë dakord që "këto takime të vazhdojnë për të gjetur zgjidhjet më të mira për çështje të tilla të rëndësishme".

Foto: Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport në Kuvendin e RMV-së 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR