• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

QMK: Nës reshjet janë përmbytëse, siç paralajmërohet, mund të ketë derdhje lokale të rrjedhave të ujit dhe probleme në qytete

QMK: Nës reshjet janë përmbytëse, siç paralajmërohet, mund të ketë derdhje lokale të rrjedhave të ujit dhe probleme në qytete

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Nëse realizohen parashikimet dhe reshjet janë intensive, në territore të vogla dhe për një kohë të shkurtër, janë të mundura probleme lokale dhe derdhje lokale të rrjedhjave më të vogla ujore dhe pellgjet kulluese në skajet ekstreme perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, veçanërisht ato që vijnë nga masivet malore të Malit Sharr, Korabit dhe Deshatit, Stogovës dhe Karaormanit, Bistrës dhe Jabllanicës, paralajmëron QMK.

Thekson edhe se nëse reshjet janë vërshuese dhe të koncentruara në vendbanimet urbane, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër, janë të mundura probleme urbane lokale për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rrjetit të drenazhimit atmosferik.   

"Në lumenjtë më të mëdhenj pritet rritje e nivelit të ujit, por nuk ka rrezik që uji të dalë nga shtretërit e tyre. Paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe zonave të thata, veçanërisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të vendit gjatë orëve të mbrëmjes, si dhe gjatë natës në vijim. DPHM bën të ditur se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, duke filluar nga orët e mbrëmjes, si dhe gjatë natës priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet pritet të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore, ku gjatë natës sipas modeleve parashikuese pritet të bien mbi 40 litra shi për metër katror", ​​thekson QMK. mb/

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR