• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi: Mbështetja suedeze në rrugën evropiane përmes projekteve zhvillimore

Kuvendi:  Mbështetja suedeze në rrugën evropiane përmes projekteve zhvillimore

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) -  Grupi Parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë realizoi takim me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein.

 Siç informon pres shërbimi i Kuvendit, kryetarja e Grupit, Dafina Stojanoska, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë me Suedinë dhe për themelimin për herë të parë të Grupit të Miqësisë me vendin tonë në Riksdag. Gjithashtu falënderoi për mbështetjen suedeze për qëllimin strategjik - anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Stojanoska kujtoi projektin e kaluar të suksesshëm me Suedinë dhe apeloi për edhe më shumë projekte të tilla, të cilat janë me rëndësi dhe dobi të madhe për ne, sepse vijnë nga vendi me përvojë, nga i cili mund të mësohet shumë. 

 

"Ambasadorja suedeze bëri me dije se në Kuvendin e Suedisë në raport me vendin tonë tashmë janë dy grupe miqësie, njëri për Ballkanin Perëndimor, tjetri me Kuvendin e Maqedonisë. Këto dy muaj janë planifikuar më shumë aktivitete në fushën e bujqësisë, biznesit, barazisë gjinore, të cilat vetëm sa do të ruajnë vazhdimësinë e mbështetjes dhe miqësisë. Ajo la hapur derën për thellimin e bashkëpunimit dhe shpreson për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në BE", theksohet në kumtesë. 

 Në takim, siçm theksohet, të pranishmit ranë dakord se takimet e ndërsjella intensive me shumë ndërveprim janë shembull i ndritshëm i afrimit të shteteve dhe popujve.

"Dialogu i mirë është bashkëpunimi më i mirë bilateral", qëndron në kumtesë. 

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR