• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 30 metra nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 30 metra nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 30 metra ka nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit, ndërsa ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, informuan nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës me baltë në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve tona kujdestare. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka malore.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

NP "Rrugët e Maqedonisë" me të gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore në dispozicion është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.

Ekipet kujdestare, citohet në kumtesën e NP "Rrugët e Maqedonisë", janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR