• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Reagim i përbashkët i kryetarëve të Komunave të Likovës dhe Haraçinës ndaj deklaratës së ministrit Limani

Reagim i përbashkët i kryetarëve të Komunave të Likovës dhe Haraçinës ndaj deklaratës së ministrit Limani

Shkup, 24 dhjetor 2024

Prokuroria të vepron! 

Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij. 

Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë. Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore. 

Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik. 

Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. 

Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve. 

 Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt.

Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.

Bashkimi Demokratik për Integrim

_____________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR