• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nimici: Përdorimi i emrit kushtetues në formë të shkruar, por jo edhe në të folur, do të shkaktojë probleme dhe konfuzion të vazhdueshëm

Nimici: Përdorimi i emrit kushtetues në formë të shkruar, por jo  edhe në të folur, do të shkaktojë probleme dhe konfuzion të vazhdueshëm

Athinë, 23 qershor 2024 (MIA) - Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut është vënë në pozitë të vështirë dhe duhet të dalë prej saj. Përdorimi i emrit kushtetues në formë të shkruar, por jo në të folur, do të shkaktojë probleme dhe konfuzion të vazhdueshëm. Çfarë do të ndodhë nëse ata duhet të shkruajnë një deklaratë duke përdorur "Maqedonia e Veriut" dhe dhe në vazhdim të duhet ta lexojnë atë me zë? Kjo politikë nuk është e qëndrueshme në afat të gjatë dhe nuk do t'i lejojë  të luajnë rolin e duhur në bashkësinë botërore, thotë ndërmjetësuesi Metju Nimici për "Kathimerini", njoftoi korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

Në një intervistë me titull   "Të gjithë le të mendojnë se çfarë fituan nga Prespa"  përfaqësuesi special i KB-së në bisedimet për emrin Metji Nimici flet  për përfitimet e Marrëveshjes, por edhe për qëndrimet e qeverisë së re në vendin tonë. .

Shpjegon se ndonjëherë kur dikush është në një situatë të vështirë, "qasja më e mirë është të njihet vështirësia dhe të vendoset të tejkalohet", diçka që sipas tij nuk është e pazakontë kur bëhet fjalë për qeveritë e reja, sepse, siç thotë, shpesh politika publikohet. pa marrë parasysh të gjitha implikimet në thellësi. 

"Nëse dikush ndjek rrugën e gabuar, zgjidhja më e mirë, kur e kupton atë është të korrigjohet.  Një person i sigurt dhe i fortë psikologjikisht do ta bëjë atë shpejt. Mund të ketë ndonjë kontestim për rreth një javë,   por gjërat së shpejti do të ecin më konstruktivisht. Liderët e tjerë dhe publiku do ta njohin korrigjimin dhe do ta respektojnë liderin që përshtatet. Bazuar në këtë filozofi të ballafaqimit me realitetin, lidershipi i Maqedonisë së Veriut, për mendimin tim, duhet të pranojë se "Republika e Maqedonisë së Veriut" është emri i shtetit, se është i njohur mirë dhe sinqerisht në të gjithë botën, në KB, NATO dhe BE dhe është një emër me të cilin duhet të jenë krenarë", shpjegon Nimici.

 Thotë se qeveria e re "duhet të kushtojë pak kohë për të menduar me qetësi, pa bërë shumë deklarata se cila do të jetë politika e saj" në raport me Greqinë, fqinjët e tjerë, BE-në dhe veçanërisht në brendësi të vendit, duke theksuar se "fituan një fitore mbresëlënëse politike, por kjo mbështetje mund të humbet lehtë".

 Në lidhje me 20 për qind të mbetur të energjisë dhe se për çfarë duhet t'i drejtojë qeveria e re, ndërmjetësi komenton se duhet të punohet në mënyrë konstruktive dhe se prioritet duhet të jetë fillimisht zgjidhja e çështjeve të hapura me Bullgarinë, "por edhe normalizimi i prishjes  së papritur të marrëdhënieve me Greqinë" dhe gjithsesi të qëndrojmë të përkushtuar ndaj prioriteteve të tjera rajonale dhe më të gjera të politikës së jashtme.

 

Në një intervistë për "Kathimerinin", ndërmjetësi komentoi se përshtypja e tij është se asnjë nga lidershipët në të dy vendet nuk është plotësisht entuziaste dhe se të dy janë fokusuar në atë që besojnë se kanë hequr dorë dhe jo në atë që kanë përfituar nga zgjidhja e kontestit.

Thekson se "Marrëveshja e Prespës përfaqëson aktin e fundit të një sërë ngjarjesh që formësuan formën moderne të rajonit të Maqedonisë", siç thotë, duke filluar me tërheqjen e osmanëve, luftërat ballkanike të vitit  1912 dhe 1913, Lufta e Parë Botërore, krijimi i Jugosllavisë dhe shpërbërja, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Civile në Greqi, ndarjet e Luftës së Ftohtë, shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë dhe krijimi i një shteti të ri në rajon, i cili duhej të përshtatej në fqinjësi. 

 Kjo përshtatje është ende në vazhdim, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj, shumica e të cilëve janë shtete të themeluara me dekada, me politika shumëvjeçare në lidhje me sigurinë dhe historinë e tyre", thotë ndërmjetësi.

 Më tej thekson se Marrëveshja e Prespës tregoi se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen me kompromise që "garantojnë interesat jetike të të dyja palëve".

 Lidhur me atë sa ishte dhe është e rëndësishme   çështja e emrit,  shpjegon se "për ata që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, i ashtuquajtur kontest për emrin duket e parëndësishëm, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet e mëdha që po ndodhin në botë".

 "Por, kontesti  është e një rëndësie të veçantë si në vetvete ashtu edhe nga aspekti i stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian. Prespa paraqet një model për rajonin sepse tregon se dy popuj mund të zgjidhin vetë një kontest të vështirë dypalësh.  Shikuar historikisht, ngjarjet e rëndësishme në Evropën Qendrore dhe Juglindore shpesh zgjidheshin   nga forcat e jashtme. Në rajon ishin mësuar për zgjidhje t'i drejtoheshin Stambollit, Vjenës, Berlinit, Moskës, Uashingtonit ose Dejtonit. Në të ardhmen, do të ishte më mirë që liderët e rajonit të kishin guximin dhe besimin për t'i zgjidhur problemet e tyre menjëherë. Kjo do të ishte një shenjë pjekurie", thekson Nimici.

 Në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që u mbajt të hënën dhe të martën në Athinë të organizuar nga "Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zaev", i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin  ishte shpërblyer me Çmimin "Prespa për paqen", për kontributin e tij në zgjidhjen mes dy vendeve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR