• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Përsëri mbyllet vendkalimi kufitar Evzoni

Përsëri mbyllet vendkalimi kufitar Evzoni

Athinë, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Rreth orës 14 sipas kohës lokale fermerët grek përsëri kanë mbyllur vendkalimin kufitar Evzoni për hyre dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, ndërsa sipas informacioneve të korrespodentes së MIA-s nga Athina, bllokada pritet të zgjasë deri në orën 22. 

Në anën greke të kufirit janë parkuar gjithsej mbi 300 traktorë janë parkuar, ndërsa bllokadëkishte dhe gjatë ditës së djeshmenë orët e mëngjesit, si dhe nga ora 18:00 deri në orën 22:30, pas çka komunikacioni u normalizua dhe gjithçka deri në orën 14 u zhvillua pa ndërprerë. 

Në të gjithë Greqinë, fermerët kanë ngritur gjithsej 14 blloqe me mbi 6.000 traktorë, dy prej të cilëve janë në vendkalimin kufitare Evzoni (Bogorodicë) dhe Nikit (Mexhitlija).

Në Nikit, bllokada sot zgjati shkurt, njësoj si dje dhe iu referua vetëm automjeteve të mallrave, ndërsa jo automjeteve.

Praktika e fermerëve, ashtu si në vitet e kaluara gjatë protestave të tyre, është të mos paralajmërojnë bllokimet, duke pasur parasysh se traktorët dhe mjetet bujqësore janë të parkuara në vendkalim dhe qëndrojnë aty, dhe në mbledhjet e përditshme, komisionet kompetente bujqësore vendosin se kur dhe për sa kohë do të bllokojnë. 

Vendkalimi kufitar në Dojran tani për tani mbetet i vetmi i cili nuk ka bllokada, dhe komunikacioni për hyrje dhe dalje nga Greqia po zhvillohet pa ndërprerë.

Fermerët grekë, protestat i filluan të dielën, paralajmëruan një intensifikim gradual deri më 5 dhjetor, ndërsa deri më tani nuk ka informacion se sa do të zgjasin ato. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR