• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mediat: Kanë përfunduar bisedimet SHBA-Ukrainë në Majami

Mediat: Kanë përfunduar bisedimet SHBA-Ukrainë në Majami

Kiev, 5 dhjetor 2025 (MIA) – Bisedimet në SHBA midis përfaqësuesve të Kievit dhe Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë përfunduar, bën të ditur shërbimi publik ukrainas Suspilne, duke cituar burime nga delegacioni i Kievit.

Ukraina në bisedimet në Majami dhe Florida është përfaqësuar nga Rustem Umerov, Sekretar i Këshillit të sigurisë kombëtare dhe Shefi i Shtatmadhorisë, Andrij Hnatov.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha në një video- paraqitje mbrëmë se delegacioni ukrainas në SHBA po përpiqet të sqarojë atë që u diskutua në Moskë të martën midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe përfaqësuesve amerikanë, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner.

Uitkof i cili takohet me Putinin për herë të gjashtë, paraqiti qëndrimin e fundit të SHBA-së mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës pas më shumë se tre vjet e gjysmë.

Fundjavën e kaluar, një ekip i udhëhequr nga Umerovi në Florida diskutoi me Sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio, Uitkof dhe Kushner për hapat e mundshëm për t'i dhënë fund luftës. 

Foto: EPA Umerov

 

QËNDRONI TË LIDHUR