• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikollovski për vizitë pune në Selanik, do t'i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës

Nikollovski për vizitë pune në Selanik, do t'i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski qëndron për vizitë në Selanik, ku do të mbajë fjalim në ngjarjen ndërkombëtare - "Forum për lidhje me Evropën Juglindore", me ç'rast, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do t'i prezantojë planet investuese të Qeverisë për zhvillim të infrastrukturës dhe sistemet bashkëkohore infrastrukturore. Theks i veçantë do të vendos në ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10, si parakusht për lidhje në cilësore me portin në Selanik dhe transportin e shpejtë të të mirave dhe shërbimeve.

Në kuadër të forumit, parashikohen takime bilaterale me Hristos Stakuras, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë dhe me Hristos Stilinidis, ministër i Punëve Detare dhe Politikë Ishullore. Gjithashtu është planifikuar takim me drejtorin ekzekutiv të Portit të Selanikut, Joanis Tcaras.

Në kuadër të forumit dyditor, thuhet në kumtesë, krahas ministrit Nikoloski dhe ministrave të Qeverisë greke, janë paraparë fjalime dhe diskutime të përfaqësuesve të kompanive dhe organizatave të shumta për transport nga Greqia, Odave ekonomike, qendrave logjistike, profesorëve universitarë, përfaqësuesve nga porti në Selanik dhe institucioneve të ndryshme financiare. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR