• e hënë, 01 korrik 2024

Nikollovski: E lëvizim zhvillimin rural në pylltari, në pajtim me drejtimet evropiane dhe përvojat pozitive

Nikollovski: E lëvizim zhvillimin rural në pylltari, në pajtim me drejtimet evropiane dhe përvojat pozitive

Berovë, 22 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot në Berovë e hapi manifestimin Forest Fest, ngjarje tradicionale e cila edhe këtë vit është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave si një prej 67 manifestimeve lokale të financuara nga programi për zhvillim rural.

Fokus i edicionit të sivjetmë të Forest Fest, siç tha Nikollovski, janë programet për mbështetje të zhvillimit rural, ku plani është edhe pronarët e pyjeve private të përfshihen si grup targetor dhe mbështetje përmes subvencioneve adekuate.

"Për atë qëllim, do të ishin të mirëseardhura të gjitha përvojat doktrinare dhe praktikat e mira n ga vendet e rajonit, siç janë Sllovenia, Kroacia, Bullgaria dhe të tjera, të cilat do të ishin të zbatueshme për momentin edhe tek ne. Edhe kësaj radhe Shoqata nacionale e pronarëve të pyjeve private, u tregua si faktor mjaft i rëndësishëm në krijimin e politikave pyjore në Maqedoni dhe ky është vetëm një kontribut i vogël se si ta lëvizim zhvillimin rural në pylltari, në drejtim të udhëzimeve evropiane dhe përvojave pozitive, të cilat ndërkaq janë pjesë shumë e rëndësishme për angazhimet tona të hollësishme për afrim drejt familjes evropiane", theksoi ministri Nikollovski.

Përmirësimi i gjendjeve në pylltari, shtoi, është një prej qëllimeve strategjike të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Qeverisë së RMV-së për realizim të agjendës së gjelbër të përbashkët evropiane për Evropë neutrale klimatike.

Në suaza të ngjarjes, u mbajtën edhe disa punëtori edukative të cilat u prezantuan nga ekspertë të shquar nga fusha e pylltarisë në Slloveni, Kroaci dhe Bullgari, si dhe ekspertë nga Komisioni evropian.

Temat e punëtorive ishin në drejtim të harmonizimit të ligjit të ri për pyjet i cili krijohet sipas modelit evropian, dhe shfrytëzimi i fondeve evropiane dhe programeve nacionale për mbështetje të pylltarisë, pronarëve privat të pyjeve dhe parqeve nacionale.

Për mbështetjen serioze për pronarët privat të pyjeve foli edhe Nikollaj Vasilev, shef i sektorit Strategji dhe planifikim për ekonomi evropiane në Bullgari.

Kryetari i Shoqatës nacionale të pyjeve private të Maqedonisë, Vojo Sokollov shtoi se ideja e Forest Fest, që filloi të organizohet prej vitit 2013, është pronarët e pyjeve private të përfshihen në mbështetje përmes fondeve dhe programeve për mbështetje në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Në ngjarje morën pjesë edhe kryetarët e komunave Berovë dhe Pehçevë, Xvonko Pekevski dhe Aleksandar Kitanski, drejtori i IP Parku nacional Mavrovë, Samir Ajdini, si dhe përfaqësues nga sektori pylltari dhe parqe nacionale. Forest Fest vazhdon edhe nesër me marsh alpin, vizitë në sharrëtarinë lokale dhe lokalitete turistike në Berovë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR