• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nikola Dimitrov promovoi organizatën joqeveritare "Solucija"

Nikola Dimitrov promovoi organizatën joqeveritare


Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Partitë duhet të detyrohen të jenë më të mira. Unë shoh shpresë tek qytetaria, e cila duhet të jetë e zhurmshme, duhet të bëhet forcë që të mos ketë hapësirë ​​për arbitraritet njëpartiak në vend, tha ish zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cil sonte e promovoi Organizatën joqeveritare “Solucija” përmes një konference me temë “Dalja nga labirinti i korrupsionit dhe klientelizmit”.

Në deklaratën e ndarë nga ekipi "Solucija" pas ngjarjes, Dimitrov ndër të tjera thotë se të gjithëve na bashkon ëndrra për një shtet të shëndoshë, funksional dhe të rregullt dhe se është dilemë e madhe nëse Maqedonia jonë ka qenë ndonjëherë në një situatë më të keqe”.

"Mendoj se na duhet një vijë e trashë e qartë ku mbaron shteti, ku fillon partia. Mendoj se na duhet një kontratë e re sociale që arsimi, shëndetësia dhe administrata të mos varen nga kush i fiton zgjedhjet", thekson Dimitrov

Ai thekson se kuptimi i tij për politikën nuk janë vetëm partitë apo zgjedhjet dhe se e ndjen si detyrë të madhe të jetë pjesë e nismës që do të krijojë një platformë qytetare që do të shtyjë drejt meritës dhe profesionalizmit.

Siç thuhet në faqen zyrtare në Fejsbuk të “Solucija”, misioni i kësaj organizate joqeveritare i kushtohet luftimit të korrupsionit, klientelizmit dhe polarizimit të shoqërisë, promovimit të debatit social, fisnikërimit të narrativës publike dhe kulturës së dialogut; krijimin dhe mbështetjen e zgjidhjeve konstruktive në politikë, ekonomi, drejtësi, mjedis jetësor, punë të jashtme, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare; promovimi i demokracisë, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i dinjitetit njerëzor dhe zhvillimi i politikave liberale. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR