Ngjarje konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
- - Në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir sot do të mbahet ngjarja e parë konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 08:14, 23 dhjetor, 2024
Manastir, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir sot do të mbahet ngjarja e parë konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ngjarjen do ta hapë ministri i këtij dikasteri, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në proces - prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti.
Gjithashtu, është paralajmëruar prania e kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, si dhe kryetarëve të komunave nga rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut.
Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa e mbështetur nga projekti "Forcimi i Këshillave Komunalë" i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi i për Zhvillm i Kombeve të Bashkuara - UNDP, në bashkëpunim me institucione të tjera kombëtare dhe NJVL. rq/
Foto: arkivi i MIA-s