• e diel, 20 tetor 2024

Ngjarje edukative në Shkup për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Ngjarje edukative në Shkup për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Në “Skopje City Mall” sot nga ora 12:00 deri në ora 16:00 do të vendoset stendë informative dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të mësojnë për aktivitetet aktuale për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Kjo ngjarje është pjesë e fushatës kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë” e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata realizohet me mbështetjen e OBSH-së, UNFPA-së, qytetit të Shkupit, Shoqatës për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike "Femina M", Operës dhe Baletit Kombëtar, Fakultetit të Arteve Muzikore-Shkup dhe Kompanitë shoqërore përgjegjëse “Skopje City Mall” dhe “Cineplex”.

Shoqata HEMA-ONkO – shoqatë e dedikuar për pacientët me kancer dhe kujdestarët e tyre në kuadër të Tetorit - muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit sot në Parkun e Qytetit organizon ngjarje "Mëngjes me HEMA-ONKO".

Siç informojnë nga Shoqata, të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata edukative nga mjekë, të dëgjojnë disa nga rrëfimet nga Fluturat-gratë me kancer, por edhe të marrin pjesë aktive në përmbajtjet praktikisht të zbatueshme që kanë përgatitur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ HEMA-ONKO

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR