• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: E vetmja gjë që është katastrofale për vendin, është gjendja të cilën e la LSDM-ja

Mickoski: E vetmja gjë që është katastrofale për vendin, është gjendja të cilën e la LSDM-ja

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - E vetmja gjë që është katastrofale në Maqedoni është gjendja që la LSDM-ja pas shtatë viteve të menaxhimit të saj me resurset shtetërore, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për akuzat e LSDM-së se Raporti i Bankës Botërore është katastrofal.

Mickoski tha se është i kënaqur që në këtë qeveri gjithë treguesit ekonomikë janë pozitiv.

"E vetmja gjë që është katastrofale në Maqedoni është gjendja që la LSDM-ja pas shtatë viteve menaxhim. Ajo që po bën kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është që e gjithë kjo të konsolidohet, unë jam i kënaqur që e ndaluam rënien e lirë dhe është mirë që për këtë qeveri të gjithë treguesit janë pozitivë", tha Mickoski i cili sot mori pjesë në Festivalin e gështenjave në Novo Sellë.

Sipas Mickoskit, “gjithçka që kanë thënë nga LSDM-ja e kanë pasur gabim”.

"Ajo që mund të them është se gjithçka që thanë nga LSDM gabuan. Këto konferenca për shtyp duhet të jenë vetëm një shenjë se është e kundërta e asaj që thonë në realitet. Falënderoj LSDM-në që përmes konferencave të tyre për shtyp dhe porosive të dërguara në opinion, vetëm konfirmojnë dhe rikujtojnë qytetarët për qeverisjen e tyre shtatëvjeçare, menaxhimin me resurset në Maqedoni dhe përkujtojnë qytetarët për të gjitha poshtërimet dhe lëshimet kombëtare që ata i bënë në kurriz të pasurimit të tyre personal dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve", ka thënë Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse planifikohet rritje e pagave vetëm për mësimdhënësit, theksoi se rritja e të ardhurave personale nënkupton të gjithë, përfshirë edhe stafin teknik.

"Rritja e të ardhurave personale nënkupton të gjithë, përfshirë edhe stafin teknik, të gjithë ata që nuk janë mësimdhënës, profesorë në arsimin fillor dhe të mesëm. Rikujtoj të gjithë ata që janë të punësuar në arsim se paga e tetorit që do të paguhet tani në nëntor, do të jetë pesë për qind më e lartë, pastaj duke filluar nga paga e marsit 2025 e cila do të paguhet në prill 2025 do të ketë rritje prej shtatë për qind, ndërsa nga marsi i vitit 2026 prej shtatë e gjysmë deri dhjetë për qind, varësisht nga gjendja e buxhetit", shtoi Mickoski. 

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR